Një konflikt për pronat ka degraduar në përdorimin e armëve të zjarrit në Skrapar, ku një person është tentuar të vritet nga bashkëfshatari i tij.

Policia bën me dije se “është marrë njoftim se në fshatin Leshnjë, Skrapar, shtetasi A. H. po konfliktohej me shtetasin Q. Sh., për motive pronësie dhe gjatë konfliktit, shtetasi A. H. kishte kishte tentuar ta vriste me armë zjarri shtetasin Q. Sh”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., banues në Leshnjë, Skrapar, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.