Gjykata e Elbasanit ka vendosur të rikthejë në punë gjashtë efektivët e “Shqiponjave” që më herët u pezulluan nga detyra apo ushtrim i çdo funksioni publik, pasi u akuzuan nga prokuroria për ngjarjen e ndodhur katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani.

Pak ditë më parë u publikua dhe dosja e prokurorisë sipas së cilës thuhet se ngjarja ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë në Elbasan mund të ishte parandaluar nëse policia do të kishte ndërhyrë në kohë.