Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Dimal-Berat ku një kamion është përplasur me mjetin tip Volkswagen.
Për pasoje të këtij aksidenti është plagosur Justina Gjata, 27 vjeçe.
E reja është nisur me urgjencë drejt Traumës, pasi ndodhet në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.






