Katër fëmijë të mitur janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Durrës, pasi kanë rrezikuar të mbyten ndërsa ndodheshin duke notuar në Vilë Bashtovë.

Policia ka njoftuar se fëmijët të moshave 11, 12 dhe 13 vjeç janë paraqitur fillimisht në urgjencën e Kavajës, dhe më pas janë transportuar drejt spitalit të Durrësit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 03.07.2022, janë paraqitur në urgjencën e Kavajës, 4 shtetas të mitur, të moshave 11, 12 dhe dy nga 13 vjeç, të cilët duke notuar në Vilë Bashtovë, kanë rrezikuar të mbyten.

Stafi i urgjencës mjekësore të Kavajës i ka transportuar 4 të miturit në spitalin e Durrësit, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.