Një tjetër automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Vlorë dhe fatmirësisht nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Makina u dogj në bulevardin “Ismail Qemali”.

Policia njofton se shkak është bërë një defekt teknik.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 21:10, në bulevardin “Ismail Qemali”, një automjet, në përdorim nga shtetasi S. L, dyshohet se si si pasojë e një difekti teknik, ka marr flakë, ku janë shkaktuar vetëm deme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.