Drejtori i fondit të investimeve ‘Jupiter’, Andrew Formica ka vendosur të kthehet në vendin e tij Australi për të kaluar kohë me prindërit e moshuar, mes arsyeve të tjera personale që ka listuar.
51-vjeçari është ende ‘i ri’ për të dalë në pension por ka arritur shumë në karrierë, siç është ngritja e kompanisë së tij në vlerën gjigante prej 68 miliardë dollarë.
Në një intervistë me revistën Bloomberg, Formica tha: “Dua vetëm të shkoj të rri në plazh e të mos bëj asgjë. Nuk mendoj më për asgjë tjetër”.





