Moderatori Blendi Fevziu është shfaqur i pakënaqur me kushtet e amnistisë fiskale për të gjithë emigrantët.
Gjatë emisionit të tij “Opinion”, Fevziu tha se ai dhe të tjerët kanë paguar 23% të pagës së tyre si taksa. Ndërsa emigrantët do të paguajnë 7%.
“Jo se këtë do ta them. Do na kishte rënë më mirë secilit prej nesh këtu mos ta kishim deklaruar rrogën 10 vjet. Tani shkonim në amnisti fiskale me 7%. Ne kemi paguar me 23%. Kjo pastaj është…Jo le t’ua marri, le t’ua amnistojë, por t’ua taksojë sa gjithë të tjerëve,”-tha Blendi Fevziu.