Violinisti virtuoz i njohur globalisht, Ivry Gitlis ka ndërruar jetë në moshën 98 vjeçare, në Paris, njoftoi familja e tij.

Vdekja e muzikantit që ka luajtur në sallat më prestigjioze dhe me orkestrat më të mëdha, ndodhi sot, theksoi një prej katër fëmijëve të tij, David Gitlis.

Ambasador i vullnetit të mirë të UNESCO-s, 98-vjeçari izraelit me banim në Francë kishte një vend të veçantë në botën e muzikës klasike, i njohur për interpretimet e tij, ndonjëherë atipike, për repertorin. Ai ndjehej mirë në muzikën xhaz apo muzikën cigane.

Violonçelisti, Gautier Capuçon shprehu në rrjetet sociale trishtimin e tij të pamasë pas vdekjes së legjendes se violinës, ndërsa vëllai i tij, Renaud Capuçon përshëndeti “një yll për të gjithë violinistët”, i fundit i Carëve të violinës kaloi në shekullin e XX.

Artisti i parë izraelit që interpretoi në ish-Bashkimin Sovjetik në 1955, themelues i festivaleve të shumta (në Vence, Menton, Saint-André-de-Cubzac, etj) ai ishte gjithashtu një mbrojtës i flaktë i procesit të paqes izraelo-palestinez.