Një i ri ka mbetur i plagosur pas një sherr me thika, në kryeqytet.
Nga ngjarja mbeti i plagosur 25-vjeçari me inicialet E.M., ndërsa është shpallur në kërkim autori 33-vjeçar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit F. B., 33 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E. M., 25 vjeç. Shtetasi E. M., pas mjekimit në spital, është larguar në banesë”, thuhet në njoftimin e policise.





