Një major i ushtrisë shqiptare është arrestuar në Holandë pasi dyshohet se gjatë një aksioni të NATO-s ka ndërtuar një shtëpi bari. Fill pas këtij lajmi, ka reaguar Ministria e Mbrojtjes.

Dikasteri thotë se është në pritje të një raporti nga autoritetet holandeze, e ndërkohë kanë ndaluar majorin të ushtrojë detyrën e kanë urdhëruar kthimin e tij të menjëhershëm në atdhe.

Ministria e Mbrojtjes thekson se po bashkëpunohet me autoritetet holandeze për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe marrjen e masave përkatëse ligjore në vijim.