Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit në lidhje me situatën e Covid-19 për 24 orët e fundit në vendin tonë.
Nga 2245 testime, 962 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, ndërkohë që është regjistruar edhe një humbje jete.
Aktualisht numri i personave të hospitalizuar si pasojë e Covid është 33, ndërsa betejën me virusin në 24 orët e fundit e kanë fituar 416 qytetarë.
Njoftimi:
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2245 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 962 qytetarë, në këto bashki:
404 në Tiranë, 62 në Durrës, 46 në Vlorë, 43 në Berat, 35 në Sarandë, 33 në Lezhë, 32 në Shkodër, 28 në Lushnje, 23 në Kamëz, nga 22 qytetarë në Elbasan, Patos, 21 në Fier, 19 në Kavajë, 18 në Gjirokastër, nga 13 qytetarë në Divjakë, Krujë, Korçë, 10 në Himarë, 7 në Vorë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Dimal, Kuçovë, Belsh, Gramsh, nga 5 qytetarë në Kurbin, Roskovec, Mallakastër, Librazhd, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Puke, Mirditë, Dibër, Delvinë, Këlcyrë, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Kukës, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Rrogozhinë, Maliq, Pogradec, Devoll, Skrapar, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Mat, Selenicë, Përmet.
Janë 6,189 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 33 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 84 vjeçe.
Janë shëruar 416 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 277,992 që nga fillimi i epidemisë.