Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 20-vjeçar shqiptar është gjetur ditën e sotme i pajetë në një tokë bujqësore në Falciano del Massico.

Sipas mediave italiane, i riu shqiptar mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e temperaturave të larta, por pritet autopsia për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Edhe pse është njoftuar ambulanca, përsëri i riu nuk ka mundur të mbijetojë.

I riu fatkeq vetëm pak kohë më parë ishte bashkuar me familjen e tij, e cila kishte vite që jetonte në Sparanise, në Agro Caleno.

Ashtu si prindërit e tij, 20-vjeçari kishte gjetur punë në një fermë të madhe të specializuar në kultivimin e serave.

Ende nuk ka informacione për identitetin e tij, por mësohet se ai banonte në zonën e Sparanise.