Një aksident ka ndodhur sot në Korçë ku një makinë ka përplasur një 12-vjeçar, që po lëvizte më biçikletë.

Sipas policisë i mituri është dërguar në spital ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 10.07.2022, rreth orës 17:10, jemi njoftuar se në aksin rrugor Voskop-Korçë, në afërsi të lapidarit të fshatit Voskop, shtetasi K. G., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një të mitur 12-vjeçar, që po lëvizte në rrugë me biçikletë, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.