Një shofer në Tiranë është gjobitur me 22 mijë lekë të rinj dërkohë që i është pezulluar leja e drejtimit për 10 muaj.
Ai është ndaluar nga policia pasi në automjetin e tij, një fëmijë gjatë gjithë rrugës nëpër Tiranë dilte nga baxha e automjetit duke rrezikuar jetën.
Policia bën apel për shoferët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kujdesen për sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve të tyre.
“Vijon monitorimi intensiv i qarkullimit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, kujdesuni për sigurinë dhe shëndetin e vetes dhe të fëmijëve tuaj!
Cilido që nuk përdor rripin e sigurisë dhe sistemet e fiksimit për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative 5.000 – 15.000 lekë të rinj dhe pezullim të lejes së drejtimit nga 6 deri 12 muaj”, bën apel policia.