Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar në Zvicër për trafik të lëndëve narkotike.
19-vjeçari shqiptar u kontrollua dhe u arrestua në Kreuzbuchstrasse.
Gjatë kontrollit në shtëpi, policia gjeti më shumë se 100 gramë heroinë dhe pak kokainë.
Përveç kësaj, u siguruan materiale paketimi dhe para të dyshuara droge prej rreth 4000 frangash.
I riu është në paraburgim, ndërkohë që hetimet janë duke u zhvilluar nga prokuroria publike në Lucern.





