Atmosfera e festave të fundvitit është gjithnjë magjike, sidomos në prag të Krishtlindjes. Si për ta sjellë edhe më pranë magjinë e këtyre ditëve dhe për t’u dhuruar buzëqeshje fëmijëve, dy babagjyshë shpërndanë dhurata për vogëlushët në bulevardin “Epidamn” në Durrës.
Operatori i “DurrësLajm” ka fiksuar disa momente, kur babagjyshët surprizojnë fëmijët me dhuratat e ndryshme që nxjerrin nga “thesi magjik”.





