Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Milot – Rrëshen në dalje të Rubikut.

Mësohet se një makinë tip Volkswagen ka humbur kontrollin, duke u përplasur me barrierën mbrojtëse dhe më pas ka përfunduar jashtë rruge.

Si pasojë e përplasjes, të plagosur kanë mbetur dy të rinj nga Tropoja. Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti.