Një fabrikë kanabisi është zbuluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Orovnik të Ohrit.

Media maqedonase Alsat, shkruan se në pranga janë vënë 10 persona, mes të cilëve edhe dhëndri i kryebashkiakut të Pogradecit Ilir Xhakolli, i cili thuhet është pronar i subjektit të zbuluar.

Gjatë operacionit policia maqedonase ka zbuluar 3000 rrënjë mariuanë, 100 litra vaj kanabisi dhe 600 kg kanabis të tharë.

Fabrika rezulton se ishte regjistruar si filial i kompanisë Greenego 2018 nga fshati Drsllajcë i Strugës, por nuk ka pasur licencë.