Në ditën e katërt të zjarrit në malin e Çikës, një vatër vijon të jetë aktive.
Edhe pse ditën e djeshme dy avion Canader kanë hedhur ujë për shuarjen e flakëve një vatër ende nuk është shuar.
Avionët kanë fluturuar mbi malin e Çikës katër herë deri mbrëmjen e djeshme, por një vatër zjarri ende nuk është shuar dhe pikërisht zjarri mbi fshatin Palasë.
Sipas shtabit të emergjencave civile pranë prefekturës se Vlorës, avionët do të vijojnë sot punën për të shuar flakët e zjarrit, ndërkohë qe ushtarët e FA-ve janë larguar nga terreni për shkak se hedhja e ujit nga avionët është rrezik për ta, pasi uji në përplasje me shkëmbin e nxehur nga temperaturat e zjarrit krijojnë çarje (shpërthim).
Ndërkohë që në pjesën jugore të malit të Çikës janë djegur rreth 80 ha pyll me bredha dhe shkurre në një vijë 500 m nga zona mbi fshatin Palasë në afërsi të majës së malit.





