Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 29-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 12:00 në lagjen “11 janari” në afërsi të Shkolles së Mesme Pedagogjike në Gjirokastër, ku i riu Lorenc Dida është sulmuar me thikë nga një person me iniciale P.K., i cili është shpallur në kërkim.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe raportohet se është në gjendje kritike për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I PLOTË:
Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, pas një konflikti të çastit, shtetasi P. K., ka goditur me sende të forta shtetasin L. D., i cili u transportua për të marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit P. K. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





