Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.066 persona të dyshuar për koronavirus prej të cilëve rezultojnë 271 raste pozitive.
Mësohet se brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (74, 67, 65, 41 vjeç), Prishtinë 3 raste (87, 77, 76 vjeç), Deçan 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Istog 1 rast (68 vjeç), Podujevë 1 rast (56 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (66 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 417 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 37.572 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.721.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 121 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Podujevë 16 raste, Ferizaj 14 raste, Gjilan 12 raste, Gjakovë 11 raste, Prizren 10 raste, Pejë 8 raste, Skenderaj 8 raste, Lipjan 7 raste, Rahovec 6 raste, Deçan 5 raste, Kamenicë 5 raste, Drenas 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Obiliq 4 raste, Novobërdë 3 raste, Shtime 3 raste, Viti 3 raste, Graçanicë 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Mamushë dhe Vushtrri.
Numri total i rasteve pozitive është 49.577 raste nga 175.052 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.284 raste të vdekjes.





