Një tjetër makinë e djegur është gjetur ditën e sotme në zonën e Bupqit e cila dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit të ditës së djeshme në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku humbën jetën tre persona, Brilant Martinaj, Diklen Vataj dhe Besmir Hoxhaj.
Bëhet me dije se mjeti tip “Volksvagen” është gjetur i shkrumbuar rreth orës dy të mëngjesit tëe sotëm.
Dyshohet se kjo është makina e dytë që është përdorur nga autorët e masakrës së ditës së djeshme ku rreth orëve të drekës ekzekutuan me 90 plumba tre të rinjtë.





