Një minator në Bulqizë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në punë në një subjekt minerar.
Raportohet se viktima është 52-vjeçari me iniciale S. D. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Bulqizë/informacion paraprak
Në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasi S. D., rreth 52 vjeç,(minator).
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.





