Gjendet një trup i dekompozuar në brendësi të një pallati të pa përfunduar në qendër të Vlorës, pranë sheshit të Flamurit.

Burime nga policia bëjnë me dije se trupi dyshohet se i përket një shtetasi rreth 40-vjeç.

Dyshohet se personi ka humbur jetën 7 deri në 10 ditë më parë.

Policia ende nuk e ka identitetin e personit që është gjetur i vdekur, dhe as nëse kemi të bëjmë me një vrasje, apo vdekje si pasojë e shkaqeve të tjera.