Një 30-vjeçar, pushues në Sarandë ka mbetur i lënduar në kokë, teksa ka qenë duke notuar në pishinë.

Fillimisht ai është dërguar për mjekim në spitalin e Sarandës, dhe më pas është transportuar drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Sot, në mesditë, në spitalin e Sarandës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Dibër, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht në kokë, duke notuar në pishinë. 30-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.