Zhduket papritur një i mitur në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme. Humbja është denoncuar nga familjarët.

5-vjeçari nga Tirana, që shihni në foton e mëposhtme, me emrin Alion Lika, ka humbur rrugën rreth orës 18:00.

Sipas familjarëve, fëmija mund të jetë larguar në drejtim të Brrylit. Ai ka të veshur bluzë të verdhë dhe tuta të zeza.

Herën e fundit raportohet se është parë në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë.

Familjarët kanë vënë në dispozicion numrin e kontaktit: 0675508070. Nëse e shihni të miturin, ndalojeni dhe njoftoni menjëherë familjarët e tij, ose Policinë e Shtetit.