Është zhvilluar këtë të premte seanca e masës së sigurimit ndaj Andis Korreshi, 40-vjeçari i cili disa ditë më parë nuk respektoi kufizimin me bova detare dhe u fut në zonën ku nuk lejohen mjetet lundruese, për pasojë dëmtoi një shtetas të mitur 7 vjeç në zonën e plazhit te Jonufrës.
Gjykata e shkallës së parë të rrethit gjyqësor Vlorë, vendosi masën “detyrim paraqitje” ndaj 40-vjeçarit.





