Ambasada e SHBA publikoi mbrëmjen e djeshme një njoftim sigurie duke sqaruar se është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm që synon Samitin Botëror të Iranit të Lirë.
Samiti do të mbahet në kampin e muxhaedinëve iranianë në MEK, pranë Durrësit, Shqipëri në 23-24 korrik 2022. Pas kësaj deklarate nga ambasada ka ardhur reagimi i mxhahedinëve.
Ata bëjnë të ditur se këto kërcënime nuk janë të reja e se konferenca do të mbahet, me mijëra njerëz që do të marrin pjesë edhe online.
Reagimi i plotë:
Fashizmi fetar që sundon Iranin në 40 vitet e fundit nuk ka reshtur së bëri gjithçka kundër muxhahedinëve, nga masakra e të burgosurve te terrorizmi dhe vrasjet e njëpasnjëshme. Shpërthimi i vitit 2018 në Villepinte nga diplomatët në shërbim është një shembull. Prandaj, kërcënimet e regjimit fetar nuk janë të reja për ne. Të gjithë janë informuar për kërcënimin e paralajmëruar nga ambasada amerikane. Vitin e kaluar morën pjesë online 50 mijë persona nga 105 vende. Këtë vit kushdo që dëshiron mund të marrë pjesë online dhe konferenca gjithsesi do të mbahet. Disa gazetarë thanë se gjithsesi tubimi do të mbahet në Ashraf, ne duam të shohim se çfarë po ndodh dhe do të vijmë. Gjithsesi, Muxhahedinët janë këtu dhe do të lidhin 50,000 njerëz si vitin e kaluar edhe në internet. Konferenca do të mbahet ashtu siç ishte planifikuar





