Policia e Shtetit ka bërë me dije se komisari i Tiranës, Edi Veli, ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e një arresti kardiak.
Veli ushtronte detyrën e shefit të Seksionit të Organit Administrativ Shtetëror, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Reagimi i Plotë nga policia e Shtetit:
Sot u nda para kohe nga jeta, në krye të detyrës, për shkak të një arresti kardiak, kolegu ynë i vyer Komisar Edi Veli, shef i Seksionit të Organit Administrativ Shtetëror, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Edi ishte oficer karriere i Policisë së Qarkullimit Rrugor, i cili ka dhënë ndër vite kontributin dhe përkushtimin e tij të paçmuar, në kryerjen me profesionalizëm të detyrës.
Sot, familja humbi njeriun e zemrës, shoqëria mikun hokatar dhe çdo punonjës i Policisë, kolegun dhe profesionistin e respektuar.
Policia e Shtetit i shpreh ngushullimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të tij.
U prehsh në paqe Edi!





