Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Delvinë ku një 47-vjeçar ka tentuar ti japë fund vetes.
Ai ka tentuar të vetëdigjet me benzinë ndërsa është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Delvinë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 17:35, në afërsi të spitalit të Delvinës, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse benzinë, shtetasi Sh.Sh., 47 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





