Vrasësit nuk i ndahen këmba-këmbës. Klisman Preçi është i riu që ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në një atentat me armë zjarri në Milot bashkë me 46-vjeçarin Ylli Brahimi.

2 muaj më parë Preçi bashkë me kushëririn e tij Blerim Preçi i shpëtuan një atentati teksa udhëtonin me një Benz ML dhe u qëlluan nga një Audi e zezë.

Ngjarja ndodhi më 14 maj rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë.

Autorët që ishin në një makinë në lëvizje, që sipas dëshmive ishte tip Audi ngjyrë e zezë, kanë qëlluar me automatik mbi makinën që drejtohej nga 28-vjeçari Blerim Preçi. Në mjet ishte dhe Klisman Preçi.

Qytetari: Eja te lokali. E thirrëm mjekun, e thirrëm policinë I riu i sulmuar: A s’kam plumb në kaptinë? Qytetari: Jo jo, ske gjë!