Përhapje me ritme të frikshme të koronavirusit nuk i ka ndaluar mijëra brazilianë që t’u drejtohen plazheve këtë fundjavë, ndërsa tashmë aty ka nisur zyrtarisht edhe sezoni veror.

Pa maska dhe pa respektuar distancën fizike, vizitorët dhe vendasit u dyndën në plazhet e famshme të Rio de Janeiros.

Kujtojmë se Brazili është vendi i tretë më i goditur në botë më 187 mijë viktima dhe me mbi 7.2 milionë të infektuar.

Ndërkohë Europa është në alarm, pas shfaqjes së një varianti të ri të COVID, që thuhet se është shumë më infektues.