Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Sipas News 24, Blendi Gonxhe ka hyrë vetëm para pak minutash në ambientet e SPAK.
Ende nuk dihen arsyet se përse Gonxhe është paraqitur në SPAK, por sjellim në vëmendeje se në ditët e fundit zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë thirrur në SPAK.
Të premten në Prokurorinë e Posaçme është thirrur kreu i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli dhe po ashtu disa ditë më parë ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.