Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Argjentina Ramosaj përpara disa javësh publikoi këngën e saj më të re, “Who Am I”. Por, mesa duket ky projekt nuk do të jetë vetëm pjesë e repertorit muzikor të këngëtares. Së fundmi, bukuroshja ka bërë të ditur se kënga e saj, e kompozuar nga Rona Kastrioti, do të jetë kolonë zanore e filmit “River”, që pritet të publikohet së shpejti.
Një sukses i padiskutueshëm ky për këngëtaren. “River” është një film i zhanrit thriller-psikologjik. Regjisorja dhe skenaristja e filmit është Emily Skye, ndërsa në të luajnë Mary Cameron Rogers dhe Alexandra Rose.
Rikujtojmë se Argjentina u rikthye këtë vit në muzikë pas një mungese 2-vjeçare dhe rikthimi për të nuk mund të ishte më i suksesshëm se kaq.





