Shiu po pritet si bekim!

Aktualisht masat e nxehta ajrore që kanë përfshirë vendin tonë do vijojnë të jenë prezente edhe ditën e nesërme, por të enjten gjithçka do të ndryshojë.

Nga e enjtja, moti do të pësojë ndryshim duke bërë që në disa zona të rikthehen reshjet e shiut.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në vendin tonë ka parashikuar ulje të temperaturave, ndërsa e njëjta situatë pritet të vijojë për disa ditë me radhë duke bërë që edhe fundjava të karakterizohet nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe mot i freskët në pjesën më të madhe të vendit.