Një person është plagosur me një thikë këtë të hënë.

Ngjarja ka ndodhur në Himarë, ku policia ka njoftuar se i plagosuri është paraqitur në Qendrën Shëndetësore rreth orës 13:00 për të kërkuar ndihmë mjekësore.

“Sot në Qëndrën Shëndetësore Himarë, rreth orës 13:00, është paraqitur për ndihmë mjeksore një shtetas i paidentifikuar, i cili dyshohet se është dëmtuar me një mjet të mprehtë (thikë), si pasojë e një konflikti të çastit.

Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Në vendngjarje ndodhet shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punon për zbardhjen identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.