Ndarja nga partneri është një proces që kërkon kohë të kalojë. Është e kuptueshme që ndjenjat nuk shkëputen në momentin që ndodh ndarja.

Ndoshta kjo është një arsye pse jo të gjitha shenjat e horoskopit mund të shkëputen aq lehtë nga partneri i tyre. Njihuni me shenjat e zodiakut që ruajnë besnikërinë edhe pas ndarjes nga ish-partneri/ja:

1.Akrepi

Akrepët nuk krijojnë lehtësisht besim, por sapo të hyni në jetën e një Akrepi, nuk largoheni kurrë. Kjo është pikërisht ajo që ndodh me dashuritë e tyre të kaluara, sepse ata thjesht zgjedhin t’i mbajnë si miq. Megjithatë, për shkak se ka pasur intimitet në të kaluarën me këta individë, Akrepi nuk mund t’i përcaktojë lehtësisht kufijtë. Prandaj, njerëzit përfitojnë nga natyra e tyre dhuruese. Një ish do të ndihej rehat duke përdorur paratë e kësaj shenje uji për të blerë ose përdorur makinën e tyre ose pasuri të tjera.

2.Dashi

Dashi është jashtëzakonisht miqësor dhe i dashur në të gjitha fushat e jetës së tij. Pra, është pothuajse e pamundur që ata të harrojnë kollaj ish-in e tyre. Ata janë miqësorë dhe në shumicën e rasteve vendosin të jenë thjesht miq, prandaj kanë një lidhje të ngushtë me ish-in e tyre. Në fakt, i dashuri i tyre i ri mund të jetë i pasigurt për sasinë e kohës dhe energjisë që një Dash investon në marrëdhënien e tyre të kaluar, pasi ata ende mbështesin emocionalisht ish-in e tyre.

3.Luani

Që nga fillimi, Luani është një partner që tenton t’i përkëdhelë partnerët e tij për suksesin. Prandaj, kësaj shenje të zjarrit të zodiakut i duhet një kohë e gjatë për të hequr të dashurin nga jeta e tyre edhe pas një ndarjeje të hidhur. Luani shpenzon shumë kohë duke folur me ish-in e tij. Kjo mund të shkaktojë shumë dramë në jetën e luanit dhe partnerit të tyre të ri./ Top Albania Radio