Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë duke shkaktuar plagosjen e katër personave, përfshirë edhe drejtuesit e dy mjeteve.

Ngjarja është shënuar në Urën e Kardhiqit, në kthesën që të çon drejt rrugës së re për në Sarandë.

Një automjet “Mercedez-Benz” duket se i ka prerë rrugën një automjeti tjetër me targa AB704CR.

Përplasja ka qenë jo frontale, por anësore çka evitoi një tragjedi.

Për pasoje janë lënduar drejtuesit e mjeteve respektive, si dhe dy pasagjerë të cilët janë dërguar menjëherë në Spitalin e Gjirokastrës për mjekim të specializuar.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit.