Një vrasje është parandaluar ditën e sotme në qytetitn e Cërrikut, ku një 29 vjeçar tentoi të godiste me mjet prerës babanë e tij.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, pasi kanë marrë njoftim ditën e djeshme, se në fshatin Klos, Cërrik, shtetasi B. Sh. po konfliktohej me babanë e tij, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda. 

Falë ndërhyrjes në kohë, shërbimet e Policisë kanë kapur shtetasin B. Sh., 29 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), i cili ka dhunuar fizikisht dhe ka goditur me mjet bujqësor (korrëse) babanë e tij, shtetasin R. Sh., 56 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën,” njofton policia.

Ndaj të riut B. Sh., 29 vjeç rëndon akuza e  “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.