Nga Ardi Omeri
Dikur, mes një dileme përzgjedhjeje; Gërdallën apo rumpallën?- unë zgjodha të ikja!
Asnjerin.
Isha vetë i katërt kur ika, por më mori malli për vendin “ku balta është më e ëmbël se mjalta” dhe u ktheva, por vetëm.
Nuk kisha dilemë, doja që të mos ishte as gërdalla e as rumpalla; Doja Shqipërinë si e gjithë Europa!
Unë e njoh Europën që para 90’. Me punë, sa herë kam shkuar, kam mundur ta shoh jo vetëm si vitrinë. E pashë edhe pas 90’, disa herë e në fund shumë vite, por asgjë s’mu bë dot si vendi im.
Ndaj u ktheva dhe vendosa të mos iki më.
Sot, 13 vjet pas atij rikthimi unë ndodhem përsëri jashtë Shqipërisë por smë rri … rehat!
E kam mendjen atje përsëri. Kaloj më shumë kohë duke ndjekur ç’bëhet në vendin tim të lindjes, se për të lexuar apo ndjekur ç’bëhet në Britani. Fundja këtu ngjan se nuk ndodh asgjë. Madje nuk lexoj asgjë edhe kur shoh makina të policisë që vrapojnë andej këtej me sirena të ndezura! Nuk janë informues këta britanikët,- do ja kenë mbyllur gojën gazetarëve me siguri! (Mentaliteti shqiptarit)
Si në asnjë vend tjetër, këtu më kanë ndihmuar. Shteti, shteti, asnjë organizatë bamirësie siç bënin me shqiptarët në vitet 90’ por edhe më pas. Jo, absolutisht, vetëm shteti. Natyrisht edhe vetja, edhe miq shqiptarë që këtej ka me shumicë. Ndoshta jo sa në Greqi e Itali, Gjermani apo Francë por ka plot, aq sa ndonjëherë më duket se jam në një qytet të ri shqiptar të sapo krijuar. Sidomos kur dal në qendër të Londrës dhe shoh gradaçielat, me duket se Vangjush Dako dhe Erion Veliaj kanë ndërtuar kulla me betonin e Gjushit. (Dreqi e mori as këtu s’mu ndanë emrat e tyre dhe as në imagjinatë!) Me një ndryshim të “vockël”. Këta nuk ndërtojnë mbi trashëgimi kulturore e historike, përkundrazi, aty ku kanë këta e bëjnë menjëherë obelisk dhe e promovojnë në të gjitha mediat kombëtare dhe ndërkombëtare. Janë më nacionalistë se ç’duken edhe pse më shumë se gjysmën e popullsisë e kanë të huaj, emigrantë dhe ish koloni.
Këtu ka trena me shumicë, ndërsa tek ne i shitën shinat e trenave për scrap. Këtu ka anije me shumicë, ndërsa tek ne i shitën për scrap. Në kohën e atij që e ka harruar dhe kërkon të rikthehet të ndreqë ç’s’ka bërë dhe i është kujtuar kur doli në pension… Këtu ka shumë dhe s’më del një faqe a dy në internet për të përshkruar çka, por ka një gjë tjetër që ne shqiptarët akoma s’e kemi dhe nuk di se kur do ta bëjmë. Këtu, emigrantët nuk integrohen sepse kanë bërë shkollë apo kanë diploma kualifikimi nga vendet e tyre. Ata duhet të bëjnë kurse dhe shkolla këtu. Specialistët këtu specializohen! Ata që duan të punojnë këtu, më parë duhet të mësojnë gjuhën dhe të bëjnë shkollën për atë që duan të punojnë. Tek ne nuk është problem: Shkollën e merr mami(kur është e bukur) ose babi me lekë, ose ose, ta jep profesori pas “leksioneve private”.
Këtu nuk mjafton të jesh drejtor policie për të ngarë një skaf apo gomone, di apo sdi not. Jo këtu duhet të bësh kurs teori e praktikë dhe pastaj mer liçencën e drejtimit.
E meqë ra fjala, sepse në fakt e ngava vetë që të dalë fjala: E dini që në Shqipëri bëhesh marinar edhe po s’ditë not, edhe po qe se kur ke parë për herë të parë det dhe anije në radë, të janë dukur si ishull?
Mos qeshni, është e vërtetë. Më kujtohet në një kohë të shkuar, një djalë i ri, i pa dalur nga krahina e tij, kur erdhi në Durrës dhe pa anijet në radë (anijet që qëndrojnë në spirancë në pritje për tu futur në port) më tha: Nuk e dija që Durrësi ka ishuj?
– Ku i sheh ishujt ti,- e pyeta
– Ja,- më tha, dhe më tregoi me dorë anijet në radë.
Ai ishte djalë i mirë, por natyrisht nuk kish ardhur në Durrës të bëhej marinar. Sot kompanitë që kanë “në dorë” kurset e detarëve japin leje drejtimi apo çertifikata sigurie detare edhe për njerëz që s’dinë not. Për njerëz që detin e kanë parë vetëm në televizor. Mjafton t’i vejnë një “gomardare” shpëtimi në trup, e hedhin në pishin dhe i thonë,- bëj disa metra me not… Kjo është prova.
Pastaj këta njerëz hipin në motoskafe, në motorra uji dhe vrasin njerëz.
Nuk është faji i tyre, është faji i shtetit, është faji atyre që kontrollojnë zbatimin e ligjit, atyre që paisin me leje drejtimi këta njerëz dhe atyre që duhet ti kontrollojnë në det. Në botën përtej Shqipërisë, që me përrallat tona është më e vogël se bota jonë, ka shumë yahte, ka shumë barka, ka shumë skafe e natyrisht edhe anije. Unë kam lundruar që në 88’ e deri para disa vitesh, dhe natyrisht ka parë e dëgjuar edhe përplasje të anijeve, në det të hapur madje! (pa kujdesi njerëzore) Kurrë nga ndonjë skaf a motor uji në breg të detit. Kanë ndodhur, i them ndonjë gazetari apo politikane, edhe në botë, por ato janë bërë në kushte të veçanta dhe nga njerëz shumë të kualifikuar që kanë rrahur dete e oqeane në të gjithë rruzullin. Kam rastisur edhe me një kapiten nga Kavaja që për budallëkun e tij bllokoi kanalin hyrës të portit të Anversës dhe për pak desh u përplas me një traget të madh sa një qytet, e për ti shpëtuar përplasjes doli në tokë duke marrë me elikën e anijes greke me flamur Liberian, fenerin që tregon tokën. Dhe më besoni, ai kish lundruar në të gjitha detet e botës, por nuk dinte mirë anglisht, nuk kishte experience në detin e veriut dhe në portet e vendeve të ulta. Ja që ndodhin edhe këto në botën e vogël këtej në Europë, por në të gjitha rastet, në kushte shumë të veçanta moti apo fatkeqsie dhe njerëzit që drejtojnë mjetet lundruese janë të paisur me leje drejtimi dhe kanë studiuar për ta marrë atë. E dini që në Shqipëri për dhjetëra vite u ndaluan mjetet lundruese private?
Po po, me urdhër dhe vendim të ish presidentit Berisha, Shqipëria nuk mund të kishte mjete lundruese për qejf, personale. Asokohe kishte shumë skafa private, dhe një pjesë e madhe e tyre çonin klandestinë në Itali. Shumë herë njerëzit rrezikonin prej kohës së keqe apo sepse i ndiqnin skafet e shpejta të policisë italiane. Disa skafistë, nga ata “ të marrë me qera”, ish bujq e katundarë që skishin lidhje me detin por që ishin “me një sy në ballë”(nuk kishin frikë), kur shihnin rojet e bregdetit italian, guardia financa, polizia apo carabinieri, të afroheshin shumë, hidhin njerëz në det dhe kështu shpëtonin pjesën tjetër dhe veten. Policia ndalonte të shpëtonte njerëzit dhe ata ja mbathnin. Kështu u krijua miti i skafistëve të pa mëshirshëm, i njerëzve të pa skrupull dhe Italia i dha qeverisë Shqiptarë një shumë të majme për kohën që të bllokonte skafet në origjinë. Kështu u bë.
Berisha bëri një moratorium si fillim për tre vjet e më pas u shty për tre të tjera e me radhë…
Shqipëria, një vend detar e me traditë shekullore, madje të përfolur që në antikitet si detarë e piratë, mbeti pa mjete detare private, dhe ajo që është më e keqja pa legjislacion detar.
Më kujtohet në ato vite takohem me një të huaj që jetonte tek rruga e ambasadave dhe kish ardhur në Shqipëri si specialist deti për të “ndihmuar” në bërjen e legjislacionit detar dhe ai më thotë se Shqipëria nuk ka legjislacion për detin. Ka diçka për trasportin që varet nga ministria e trasporteve dhe diçka për peshkimin që varet nga ajo e bujqësisë, por ajo e turizmit nuk ka. Ai po ndihmonte që ta përgatisnin prej disa vitesh. Ndërkohë ai paguhej diku tek 2 mijë dollarë në ditë dhe bridhte nëpër Shqipëri për të gjetur pulla të vjetra dhe objekte antikiteti të cilat i blinte me pak lekë dhe i magazinonte diku në Tiranë për ti çuar më pas jashtë pa i hyrë gjemb në këmbë…
Ishte koha e rrum pallës…
Po sot ç’ne që ndodhin prapë budallëqe?
Sot ka shtet ligjor, sot ka standarte të tjera; të paktën kështu na propagandohet e kështu shitemi tek të huajt. Jo të dashur miq. Jo, s’kemi shtet, aq më pak ligjor.
Ne se do të kishim shtet, prokurori që gënjen në fushatë zgjedhore kur ka vrasje, dënohet me burg, minimalisht me largim nga organet e drejtësisë. Në Shqipëri gradohet, ngrihet në detyrë.
Në shtetin ligjor polici që akuzohet si bashkëpuntor me hajdutët, largohet e madje i jepet drejtësisë. Ai që akuzohet për trafik po ashtu, ata që fikin radarët denoncohen dhe dënohen, sepse nga ato radarë varen shumë jetë, madje edhe të anijeve ndërkombëtare që lundrojnë në ujrat tona detare. Në shtetin ligjor kush shkel ligjin dënohet por tek ne ndërtohet mbi rrënoja arkeologjike dhe Ministria e Kulturës, që ka tagrin e kontrollit, nuk shkon as të shikojë e jo më të caktojë ekipe pune, dhe më pas firmos letra bakalli që ska shkelje edhe kur ato janë të dukshme botërisht. Në shtetin ligjor nuk futesh në punë pse je militant i një partie në pushtet por sepse vlen e sepse ke specializimin e duhur. Jo, tek në futesh sepse ke kontribuar për partinë dhe të hapet vendi i punës si dikur në komunizëm. Vetëm në Shqipëri media lëpihet politikës, madje krijon emisione apostafat për to. Edhe kur ka skandale, media ose hesht ose bën të kundërtën e denoncimit publik, i promovon. Në Shqipëri pronarët e gazetave bëhen pronarë të mëdhenj mediash me paratë e shtetit si shpërblim për kontributet që i kanë dhënë politikanëve të radhës. E bëri Berisha, e bëri Nano, Meta dhe tani Rama. Në shtetin ligjor të dhënat personale janë të mbrojtura me ligj. Tek ne, të gjithë dimë sa merr njeri e sa merr tjetri, tek ne janë publike, madje dimë edhe numrat e kartës, nr e telefonave e deri edhe numrat e… Dhe askush nuk dënohet. Tek ne ndodh që politikanet dhe fëmijët e tyre pa punuar asnjë ditë të kenë pasuri përrallore që edhe një industrialist në botën perëndimore nuk e ka. Por askush nuk i thotë ku i more dhe ata vazhdojnë kërkojnë stafeta e ndrime rolesh me njëri-tjetrin.
Këtu për disa skandale të tipit “pse kërceve në pub në kohë pandemie”, kryeministri dha dorëheqjen, ndërsa tek ne dalin sheshit vjedhje skandaloze me qindra miliona euro dhe kryeministri mburret që ka bërë punë të mirë. Në Angli dhe kudo në botën perëndimore, për të marrë pasaportën e atij vendi duhet të kesh jetuar e punuar mbi dhjetë vjet, të njohësh historinë, kulturën, traditat dhe këto i jep me provim që të mund të bëhesh qytetar i atij vendi, ndërsa tek ne e merr brenda ditës mjaft të kësh mik në qeveri apo direkt me urdhër të kryeministrit e presidentit.
Këtej po u dënove, burgun e bën ditë më ditë, prandaj edhe shumë vrasje i bëjnë në Shqipëri, sepse “ e kalojnë klasën” më kollaj e madje ka mundësi edhe të mos dënohesh. Ligjet edhe në shtetin ligjor të Shqipërisë janë, por ka raste që për një vrasje të dënojnë “për pakujdesi” dhe maksimumi dënohesh me 5 vjet dhe pas 2 vite e gjysëm je i lirë.
Në Shqipëri nuk ka rëndësi sa i talentuar dhe sa di, rëndësi ka sa militant je.
Në Shqipëri jepet bregdeti si pronë private, dhe pse kryeministri anatemon përditë ata që abuzojnë, e në fakt abuzon ai vetë i pari me lejet në Durrës e në Rivierë. Në Shqipëri të promovojnë po vodhe dhe po derdhe para në arkën e partisë…
Në Shqipëri drejtorët e bashkive dhe drejtorët e drejtorive janë perënditë e vogla qe kane jeten e njerëzve në dorë, dhe punësimet militanteske, dhe të punësuarit i binden sikur perëndive.
Vetëm në Shqipëri blihet vota me një thes miell.
Prandaj dhe une ika perseri e si une mijera e qindra mijera te tjere. Kryeministri thote se nuk jane llogaritur ato qe jane rikthyer?!
Ndoshta nese llogariten mire, shuma e te ikurve do e kaloje ate qe deklarohet nga INSTAT.
Ne te gjithe besuam se ky kryeminister do bente shtet, madje e perkrahem te gjithe. S’di pse kam pershtypjen qe e kane perkrahur edhe kundershtaret e tij. Por ky ja kaloi te gjithe para ardhesve dhe nuk i’a shtojne dot piket sukseset ne arenen nderkombetare dhe paradat qe ben me te huajt si i madh…
Vjedhjet masive nga persona te aferm me te, lejimi i vjedhjeve te vogla nga vartesit e personave te aferm me te, lejimi i abuzimeve, legalizimi i vjedhjeve publike dhe perdorimi i fondeve publike per keto legalizime, stimulimi i militanteve me futje ne administrate, tashme e super fryre si numer, qe rendon ne buxhet, arroganca dhe mos reagimi, stimulimi i krimeve dhe autoreve te tyre (absurd e? jo, absolutisht jo) bene qe njerezit te merziten edhe nga ky Kryeminister me shume se me para ardhesit e tij..
Por kujt ti besojne?
Berishes qe ka dhene prova qe nuk ndryshon dhe eshte gati me i keq se ky? (edhe pse ky ka thyer çdo rekord). Qe jo vetem ben sikur ka harruar ç’ka bere por madje kerkon ta paraqese si histori suksesi disfaten e tij shume vjeçare ne krye te shteti, ku u akuzua per shume e shume korrupsione personale, te familjareve, te bashkepuntoreve etj! Gati gati sa Rama e Nano. (ata njeri-tjetrit i bejne konkurence per keto gjera)
KUJT TI BESOJE KY POPULL I MJERE QE KURRE NUK ZURI MEND?
Ne hall te madh ke rene o popull, por bej kujdes. Vogelushja qe erdhi nga Anglia dhe u shuajt ndersa kenaqesh ne breg te detit, ju ka dhene nje mesazh te madh. Ne se doni lexojeni, nese s’doni, a nese s’dini, pak e keni edhe kaq sa keni.