Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Bledar Zenelin, i akuzuar për “nxitje, thirrje dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “nxitje të urrejtjes ose grindjeve”.

I dyshuari u përlot në sallën e gjyqit, duke mohuar akuzën. Përmes avokatit ai tha se kishte publikuar citate të Kuranit, si edhe citime të imamëve të ndryshëm.

“Nuk kam nxitur terrorizëm”, është shprehur ai.