Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi sot kryeqytetin, ku efektivi i FNSH-së, Roland Bicerri mbeti i vrarë, pasi djali i tij 7-vjeçar e qëlloi me armën e shërbimit.

Ngjarja ndodhi në një lokal në zonën e kopshtit zoologjik. News24 raporton se punonjësi i policisë, 39 vjeç, ka qenë duke luajtur me bilardo me disa miqtë të tij, ku i biri ka përfituar nga shpërqendrimi i të atit dhe ka marrë prej çantës armën e tij.

Fill pas ngjarjes së rëndë, dëshmitarët kanë njoftuar policinë. Edhe punonjës të prokurorisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, që të birit i kanë ofruar dhe psikolog, për shkak të traumës që ka pësuar.