Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Tiranë ku një efektiv i FNSH-së ka mbetur i vrarë aksidentalisht nga fëmija e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik, ku aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur efektivi i FNSh-së, shtetasi Roland Bicerri, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë.