Disa anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit janë shoqëruar mbrëmjen e sotme, në komisariatin Nr.1 në Tiranë, pasi morën pjesë në protestën për vrasjen e Klodian Rashës.
Të shoqëruarit janë arkitekti Astrit Seranaj, pedagogu Ergys Mertiri, artisti Donald Martini dhe tekniku Gentjan Hasani.
Mësohet se fillimisht është shoqëruar Astrit Seranaj dhe më pas 3 të tjerët.
Diçka të tillë e konfirmon dhe aktori Neritan Liçaj. Ai shkruan se Policia ka shoqëruar 4 anëtarët pa asnjë arsye.





