Shkrumbohen nga flakët dy banesa në fshatin Kabash në qendrën administrative Poroçan, Gramsh. Zjarri ka rënë rreth orës 3 të mëngjesit dhe dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrfikësve, por era e fortë ka favorizuar flakët duke bërë që shtëpitë të shkrumbohen.
Për fat të mirë nuk ka pasur lëndime në persona.





