Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka gjobitur Bashkinë e Vlorës për keqmenaxhim të mbetjeve.

Fundjavën që lamë pas agjencia ka bërë mbikqyrje në qytetin bregdetar dhe ka konstatuar se ndonëse janë në pikun e turizmit qyteti është lënë i papastër.

Bashkia e Vlorës me kryetar Dritan Leli, është gjobitur me 500 mijë lekë.

Drejtori i kësaj Agjenciem Denis Vogli, ka bërë me dije se shqetësimi është ngritur nga qytetarët dhe se masa administrative me gjobë do ti komunikohet bashkisë.