Është shkarkuar nga detyra zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi.

Bhët me dije se me propozimin e kryeministrit Edi Rama, Këshilli i Ministrave vendosi që Ornela Çuçi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit të lirohet nga kjo detyrë.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Znj. Ornela Çuçi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.

Kujtojmë se pas ngjarjes së Himarës ku një drejtues policie përplasi me skafin e tij vogëlushen 7-vjeçare Jonada Avdia, qytetarë të shumtë kanë dalë në protestë duke kërkuar shkarkimin e ministres së Turizmit Mirela Kumbaro.