Vrasja që tronditi familjen shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka ende një shkak të specifikuar për sherrin që nisi e solli tragjedinë.
Hetuesit amerikanë po hetojnë nëse ka pasur ndonjë konflikt përpara se aktori shqiptar Florind Belliu të hidhte gruan e tij shtatzënë, Ornela, nga kati i gjashtë i pallatit ku dhe jetonin e më pas të vetëhidhej.
Një burim ka treguar për “New York Post” se në apartamentin ku jeonte familja Belliu kishte shenja që tregonin se jeta e tyre nuk ishte e gjitha harmoni dhe se ata nuk vendosën thjesht të linin fëmijët e tyre dhe të hidheshin nga ballkoni.
Gjithsesi janë duke pritur për rezultatet e autopsisë për të përcaktuar nëse Shehi ka pësuar ndonjë lëndim në trup që mund të tregojë se Belliu mund ta ketë dhunuar para se ta hidhte.
Ngjarja e rëndë ndodhi në New York, teksa festonin ditëlindjen e bashkëshortes së Florindit, Ornela, e cila mbushte 28 vjeçe.
Fillimisht debati mësohet se ka nisur mes të resë dhe nënës së 35-vjeçarit, por me ndërhyrjen e aktorit, situata është përkeqësuar.
Më pas, Belliu e ka shtyrë të shoqen duke e hedhur nga ballkoni i apartamentit që ndodhej në katin e gjashtë në ‘The Bronx’ të New Yorkut.
Kur ka parë pasojat e veprimit të tij, 35-vjeçari ka vendosur të hidhej pas të shoqes.
Të dy janë gjetur të vdekur dhe pamjet rrëqethëse ku nëna e aktorit shihet teksa qan në vendngjarje kanë bërë xhiron e mediave ndërkombëtare.





