Reshje të dendura shiu dhe breshëri kanë përfshirë kryeqytetin mesditën e sotme.

Për shumë minuta Tirana ishte nën stuhinë e shiu dhe breshërit që krijoi edhe probleme në qarkullim pasi u krijua trafik.

Sinoptikani Hakil Osmani tha sot se moti në këtë fundjavë në vendin tonë pritet të jetë me reshje shiu, kryesisht me intensitet mesatar.

Sipas sinoptikanit, rrebeshet afatshkurtra të shiut do të jenë më të dukshme mbrëmjen e së shtunës dhe mëngjesin e së dielës.

Reshjet do të jenë në një interval kohor tre-katër orë, i cili do të sjellë intensitet mesatar në disa zona të izoluara të territorit shqiptar.