Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në autostradës Tiranë-Durrës, ku një kamion që transportonte grurë është përmbysur, duke bërë që e gjithë ngarkesa të shpërndahej në rrugë.
Për shkak të aksidentit u krijuan radhë të gjatë trafiku, ndërkohë që në vendngjarje shkruan edhe punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Ata përdorën lopata dhe ekskavatorë për të mbledhur grurin e përhapur në rrugë.
Ndërkohë që sipas policisë shkak i aksidentit u bë humbja e vëmendjes nga ana e drejtuesit të mjetit.